Skip to content
Kryesore

Aksident në Vlorë/ Drejtuesi i motomjetit me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën Transballkanike, në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve, bëhet e ditur se një automjet i tipit ‘Mercedes Benz’ është përplasur me një motor.

Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në spital me ndihmën e një ambulance.

Aktualisht nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.