Skip to content
Kryesore

Aksident në Shkodër, humb jetën një person

· 1 min lexim

Një aksident fatal ka ndodhur këtë paradite në rrugën “Shkodër-Koplik”.

Sipas Policisë, 28-vjeçari Klevis Duka ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me motomjetin e drejtuar nga 84-vjeçari Berhan Triepshi, i cili ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.

Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.