Skip to content
Kryesore

Aksident në Lezhë! Këmbësorja përplaset te vijat e bardha, në gjendje kritike

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të diel në lagjen “Gurra” të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një grua teksa po kalonte në vijat e bardha.

E plagosura është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë – Aksident në lagjen “Gurra”, përplaset një këmbësore në vijat e bardha.

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.

E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.