Skip to content
Kryesore

Aksident në Korçë, plagoset një person

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të drejtorisë së transporteve, në unazën e qytetit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 14:15, në lagjen nr. 10, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur shtetasin Dh. F., 75 vjeç, këmbësor, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme”, tha më vonë në njoftim policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.