Skip to content
Kryesore

Aksident në Korçë-Ersekë, 3 mjete të përfshira, një i plagosur

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë, ku janë përfshirë tre mjete.

Sipas raportimeve, dy automjete janë përplasur fillimisht dhe më pas një e tretë ka goditur, duke dëmtuar një prej drejtuesve të mjeteve që shkaktuan aksidentin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.