Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Elbasan, autobusi me udhëtarë përplas kalimtarin

· 1 min lexim

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Elbasan.

Një autobus me udhëtarë brenda, ka përplasur një kalimtar.

Ky i fundit po kalonte rrugën kur u përplas nga autobusi.

I aksidentuari është transportuar me urgjencë në spital.

Mësohet se nga përplasja ai ka marrë disa dëmtime të lehta.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Identiteti i të aksidentuarit nuk dihet ende.