Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Durrës, plagosen dy persona

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm te mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ata u transportuan menjëherë në spitalin e Durrësit.

Identiteti i tyre ndërkohë nuk dihet ende.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.