Skip to content
Kryesore

Aksident në Burrel/ Katër persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Burrel, ku katër persona kanë mbetur të plagosur.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të nisur hetimet, ndërsa shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.