Skip to content
Aktualitet

Aksident në aksin Rinas-Tiranë/ Plagosen katër persona, mes tyre 2 policë

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Rinas-Tiranë, pranë kryqëzimit  të Domjes.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë janë plagosur katër persona, mes tyre edhe dy efektivë policie.

Bëhet me dije se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e mjeteve por edhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve.