Skip to content
Të Gjitha

Aksident i trefishtë në Korçë! Furgoni përplaset me një automjet, bllokohet rruga

· 1 min lexim

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht në fshatin Dishnicë.

Policia njofton se në aksident janë përfshirë tre automjete, konkretisht mjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin me iniciale  O. A; mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale V. K; dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin me iniciale I. A.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Hyundai”, shtetasi O. A., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Gjithashtu nga aksidenti i trefishtë në këtë aks është krijuar një trafik i rënduar nga mjetet që kanë mbetur të bllokuara.

Njoftimi I policisë
Korçë/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2020, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Dishnicë, janë përfshirë në një aksident tre automjete, konkretisht mjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin O. A; mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. K; dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. A.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Hyundai”, shtetasi O. A., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.