Skip to content
Kryesore

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht, ku janë përfshirë 3 mjete.

Sipas informacionit të parë, një person ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.