Skip to content
Bota

Aksident i rëndë në veri të Kosovës, plagosen rëndë 3 efektivë policie

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në veri të Kosovës, konkretisht në Fshatin Grabovc

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami, raporton se një makinë zyrtare e blinduar, me tetë efektivë policie në bord, dyshohet të ketë rrëshqitur dhe dalë nga rruga.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë njësitet policore për të trajtuar rastin, ndërsa ekipet mjekësore, të shoqëruara me autoambulanca, janë njoftuar gjithashtu.

Si pasojë janë plagosur rëndë 3 prej tyre, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mitrovicës.