Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në Ulëz, betonierja përfundon në humnerë

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së enjtes pranë qytezës së Ulzës, ku një automjet tip betoniere ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra më poshtë, në një terren të thepisur.

Ngjarja ndodhi mbi nënstacionin e hidrocentralit, në aksin hyrës për në Ulëz.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i betonieres ishte i angazhuar në punimet për rivitalizimin e vijës liqenore të Ulzës, projekt i cili po zbatohet nga një firmë ndërtimi në zonë. Shkaqet e daljes nga rruga mbeten ende të paqarta.