Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, plagosen tre persona

· 1 min lexim

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në tunelin e Kalimashit, rreth orës 10:15, ku dyshohet se janë përplasur një mjet i kompanisë që merret me mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Për pasojë, janë lënduar tre persona: N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për sqarimin e plotë të dinamikës dhe shkakut të ngjarjes.