Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në Fushë Krujë – Thumanë, 4 të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Thumanë, pranë fshatit Derven.

Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një Mitsubishi me targa italiane, që drejtohej nga shtetasja M.L., dhe një Opel, i drejtuar nga shtetasi N.P..

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga shoferi i Opel-it, e kombinuar me shpejtësinë e lartë të automjetit Mitsubishi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.