Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas këmbësorin

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku makina ka përplasur një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në hryrje të qytetit të Durrësit , ku drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit tip fuoristrade me të cilin po udhëtontë dhe për pasojë ka përplasur një person të seksit mashkull.

Burime nga vendi i ngjarjes, thone se aksidenti është i rëndë po nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

Policia dhe auto-ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që po hetohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.