Skip to content
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, 2 vajza përfundojnë në spital

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Bëhet e ditur se si pasojë 2 vajza të moshës 28-30 vjeç janë dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës me fraktura të shumta në trup. Të rejat udhëtonin me automjetin tip Audi.

Në vendngjarje ndodhen 2 makina dhe një kamper.

Ndërkohë, çifti gjerman që udhëtonte me kamperin është jashtë rrezikut për jetën dhe po jep detaje në vendngjarje.