Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, plagoset një person(Detaje)

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Bradadesh.

Në njoftimin e policisë thuhet se mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.L., është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin N.S., banues në Peqin.

Ndërkohë ka mbetur e plagosur pasagjeria që ndodhej në mjeti tip “BMW”, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi I policisë 
Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.L., është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin N.S., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur shtetsja R.S., banuese në Peqin, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “BMW”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.