Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Abuzim me tenderin 22 mln euro për Lotin 1 të ‘Unazës së Re’ në Tiranë, SPAK çon në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH

10:45 19/06/2025
Reading Time: 1 min lexim
Abuzim me tenderin 22 mln euro për Lotin 1 të 'Unazës së Re' në Tiranë, SPAK çon në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj gjashtë ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të akuzuar për parregullsi në një procedurë tenderuese me vlerë 22 milionë euro për segmentin “Mbikalimi Pallati me Shigjeta, Rrethrrotullimi Shqiponja”.

Zyrtarët Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj dhe Admir Pahumi akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Tenderi është zhvilluar në vitin 2019 dhe është fituar nga bashkimi i operatorëve “Salillari” dhe “Bajrami N.”

Sipas SPAK, gjatë procesit të prokurimit janë konstatuar shkelje të rënda të ligjit, të kryera përmes veprimeve të kordinuara mes zyrtarëve të pandehur, që kanë cenuar konkurrencën e ndershme dhe interesat ligjore të shtetit.

Autoritetet kanë sekuestruar dokumentacion të gjerë që përfshin dosjet teknike, ofertat, vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik si dhe dëshmi të përfaqësuesve të kompanive pjesëmarrëse dhe ankimuese.

Hetimi është pjesë e një çështjeje më të gjerë, të regjistruar nga SPAK në vitin 2022, që përfshin disa procedura tenderimi të zhvilluara nga ARRSH gjatë periudhës 2019-2021, për të cilat hetimet ende vijojnë.

Dosja për këtë rast konkret është veçuar si “Procedimi penal nr. 175/1/4 i vitit 2025”, që përfshin tenderin me numër referimi REF-26436-06-13-2019, për një fond limit prej mbi 2.25 miliardë lekësh pa TVSH.

SPAK konstaton se shkeljet e bëra kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi rezultatin e tenderit dhe kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë një nga operatorët ekonomikë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Abuzime me tenderaunaza e re

Të tjera

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Para
Dosja 5D/ Dëshmon ekonomistja: Kam dërguar e-maile me dokumente financiare me urdhër të administratorit

“Plumbi i artë”/ Shtyhet procesi ndaj të akuzuarve, arsyeja

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip