Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Absurdi në Shqipëri/ Prokurori deklaroi 79 mijë euro të fituara në bixhoz, paratë i tërhoqi brenda ditës!

13:26 06/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Është thjeshtë një zyrtar me fat falë ‘vesit’ të bixhozit apo kemi të bëjmë me një formë për të justifikuar paratë, kjo u takon organet kompetente ta konfirmojnë,

Një ndër absurdet e radhës në sistemin gjyqësor shqiptar, është edhe deklarimi i disa prokurorëve apo gjyqtarëve për fitimin e shumave monetare të mëdha në bixhoz, në llotari apo lojëra fati.

Në rastin e prokurorit të Vlorës, Alfred Sali i cili ka deklaruar se ka fituar 79 mijë euro në lojëra fati, nuk është ende e qartë se është një zyrtar me fat falë “vesit” të bixhozit, apo është një mënyrë për të justifikuar paratë. Kjo gjë u takon organeve kompetente që ta provojnë.

deklaratën e pasurisë së vitit 2014, prokurori Alfred Sali, ka deklaruar 79 072 euro të ardhura nga një lojë fati online. Paratë i ka të i ka tërhequr në 19 mars 2014 nga një bankë e nivelit të dytë.

Mbetet për t’u parë konkluzioni i Komisionit të Vetingut për këtë shumë parash të deklaruar nga prokurori. Për prokurorin Sali procesi i Vetingut ka nisur që prej një viti, në dhjetor 2019.

Prokurori i Vlorës nuk është i vetmi në drejtësinë shqiptare që ka deklaruar të ardhura nga bixhozi, fenomen i cili tashmë është ndaluar me ligj në Shqipëri.

Ish-prokurori Luan Kaloçi, i shkarkuar gjithashtu nga Vettigu, ka pretenduar se në vitin 2003 ka blerë një hapësirë për dyqan në Tiranë, me paratë e fituara në lloto sportive. Ambienti është deklaruar me vlerë 5,8 milionë lekë dhe me sipërfaqe 86 m² në atë kohë.

Po ashtu gjyqtari i Apelit në Durrës, Kliton Spahiu, ka deklaruar në vitin 2013 se ka fituar shumat 4 246 dollarë dhe 485 100 lekë në lloto sportive. Gjyqtari më pas është dënuar me dy vite burg për korrupsion, bashkë me gjyqtarët Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, për një udhëtim të tetorit 2014 drejt Spanjës, për të parë ndeshjen e futbollit midis Real Madridit dhe Barcelonës me shpenzimet e një biznesmeni shqiptar, për të marrë një vendim gjyqësor në favor të tij.

Gjithashtu edhe  ish-prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Artur Selmani, gjatë viteve 2006, 2007 dhe 2008, ka deklaruar rreth 10 mijë dollarë të ardhura nga lotaritë sportive. Selmani është shkarkuar nga Vettingu, ndërsa shprehu pendesë për vesin e bixhozit.

Gjatë tetorit të vitit 2019-të, kryeministri Rama ka përmendur gjatë një deklarate një prokuror, i cili lunate bixhoz në Monte Karlo.

“Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bëre zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo? Nuk është pushim nga puna Vettingu, por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Burimi: Shqiptarja.com Përshtati: GazetaReforma.com

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Absurdi ne gjyqesorbixhozideklarimi i pasuriseprokurori

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Sistemi i ri fiskal/ Ish-monopolistët e kasave kërcënojnë konkurrencën, presion bizneseve mbi kostot e softwereve!

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip