Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aborti selektiv, fenomen në rënie, por ende i pranishëm në Shqipëri

10:47 24/01/2025
Reading Time: 3 min lexim
Aborti selektiv, fenomen në rënie, por ende i pranishëm në Shqipëri

Aurora* para 10 vitesh abortoi dy herë radhazi për shkak se bashkëshorti i saj e bënte fajtore se ajo nuk po sillte dot në jetë djem. Këto aborte erdhën pas lindjes së tre vajzave.

“Pasojat e këtij vendimi i vuaj edhe sot, jam penduar pamasë, kam hyrë në gjynah me ata fëmijë,” tregon 43-vjeçarja për Citizens.

Në periudhën 2000-2020, Shqipëria u rendit e katërta në botë për hendekun në lindjet mes vajzave dhe djemve, – me një mesatare 111 djem të lindur për 100 vajza, sipas të dhënave të OKB-së.

Në vitin 2023, Shqipëria regjistroi si raport 108 djem për 100 vajza. Nga të dhënat e censit 2023, pabarazia gjinore në lindje ka ardhur në reduktim gjatë viteve të fundit. Ajo ka rënë në 107 meshkuj për 100 femra duke qenë pranë raportit 105/100, i cili vlerësohet si raporti natyror.

Sipas Monika Kocaqit, eksperte e çështjeve gjinore, aborti për shkak të përzgjedhjes së seksit të fëmijës para lindjes (aborti selektiv), që nxitet nga preferenca për të sjellë në jetë fëmijë djem, pasqyron diskriminimin e thellë gjinor dhe paragjykimet e shoqërisë ndaj vajzave e grave.

“Aborti selektiv manifeston mohimin e vlerës dhe të të drejtave të vajzave e grave, që përpara lindjes së tyre,” shpjegon Kocaqi.

Të njëjtin fat, të kushtëzuar nga presioni i familjarëve do ta kishte edhe Eleni*, e cila pas katër viteve mori guximin të ndajë historinë e saj. Ajo tashmë është nënë e dy vajzave dhe një djali, por përpara se të lindte djalin pati një abort selektiv.

“Më kujtohen fjalët e vjehrrës ‘Çupat janë barrë, juve shyqyr po ju rriten, t’i rregulloni e t’i martoni,’ ndërsa bashkëshorti më tha se tri vajza ishin shumë dhe se na duhej një trashëgimtar, që t’na mbajë gjallë mbiemrin,” tha Eleni.

Sipas ekspertes Kocaqi, arsyeja pse ndodh aborti selektiv i ka rrënjët thellë në mentalitetin patriarkal dhe në paragjykimet e steriotipet gjinore të shumë viteve të shkuara, por që me konsistencë janë përcjellë dhe kanë ndikimin e tyre mjaft të fuqishëm edhe sot.

“Nëse para shumë vitesh djemtë preferoheshin të parët dhe të shumtë në numër sepse ishin burrat ata që mbronin vendin nga pushtimi e dilnin malit në luftë, edhe sot kjo preferencë dominon, ndonëse nuk justifikohet më me luftën, por pikërisht me kombinimin e tërësisë së faktorëve shoqërorë, ekonomikë e kulturorë që vijojnë t’i shohin vajzat dhe gratë si të paafta e të pa zonjat për të drejtuar e trashëguar,” analizon ajo.

Eglantina Dema, mjeke gjinekologe shprehet se aborti selektiv është i ndaluar me ligj.

“Aborti pas javës së 12-të kur përcaktohet edhe gjinia është i ndaluar me ligj. Megjithatë në diskutime jo zyrtare, kemi të dëgjuar në rrethet tona miqësore raste të tilla që kërkojnë të bëjnë abort vetëm për shkak të gjinisë, por siç e thashë kjo është krejtësisht e ndaluar, pasi do të prishte ekuilibrat gjinore,” konfirmon ajo për Citizens.

Dema përfundon se pas javës së 12-të lejohet të bëhet aborti vetëm në rast se foshnja ka keq formime, apo nëna ka probleme shëndetësore dhe ky vendim merret nga një komision mjekësor i posaçëm që shqyrton dhe argumenton vendimin.

Gjithashtu afati i ndërprerjes së abortit është diskutuar edhe në projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues, i cili u hodh për konsultim nga Ministria e Shëndetësisë në maj të viti që lamë pas. U diskutua që ndërprerja e shtatzënisë të spostohej nga java e 12 në javën e 14-të. Edhe pse ky projektligj ndezi shumë kritika, ka mbetur ende në formën e një drafti, i cili nuk dihet fati i tij, nëse do të miratohet apo ka mbetur i pluhurosur në sirtarët e Kuvendit.

Aurora* dhe Eleni* janë emra pseudonim për të ruajtur anonimitetin e personazheve

**Ky artikull është realizuar nga Edja Feçanji, pjesëmarrëse në akademinë “Voices for Change”, organizuar nga Citizens.al.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Aborti selektivshqiperi

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Jamarbër Malltezi lirohet nga masa e sigurisë e arrestit në shtëpi

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Malltezit

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip