Skip to content
Kryesore

A do ta respektojë masën e “detyrimit të paraqitjes” këtë herë? Çfarë tha Berisha

· 1 min lexim

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO për të caktuar masën e detyrimit të paraqitjes dy herë në muaj për të.

Berisha e ka cilësuar këtë vendim si të pabazuar ligjërisht dhe si një “pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama”.

Ai shtoi se kjo është një përpjekje e dështuar e organizatës që ai e quan “skrap i partisë”, për të justifikuar veprimet e tyre dhe se është një dëshmi e kontrollit të plotë të Edi Ramës.

Kur u pyet nëse do ta respektonte këtë masë, Berisha u shpreh se do ta respektonte, ndërkohë që çështja është aktualisht në Gjykatën e Strasburgut.