Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sërish Fushë-Kruja në lojë! Zbardhen pistat ku po hetohet për atentatin ndaj Ardian Çapjas

20:38 10/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Atentati ndaj Ardian Çapjas u shoqërua me bujë të madhe, teksa së fundmi  Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me pistat ku është fokusuar grupi hetimor.

Hetimet janë përqëndruar tek konfliktet që Çapja ka pasur me ‘rivalët’ në Elbasan, që banojnë në periferi të këtij qyteti dhe konkretisht, bëhet me dije se kanë nisur verifikimet për një person nga Fushë-Kruja dhe për dy të tjerë nga Elbasani, pa dhënë më tepër detaje.

Kjo pistë, fut sërish në lojë Fushë-Krujën, një nga ‘këndet’ e trekëndëshit të Bermudës, që përmendet sa herë që bëhet fjalë për ngjarje të kronikës së zezë.

Po ashtu, një tjetër pistë ku po hetohet është jashtë kufirit të Shqipërisë, pasi dyshohet se konfliktet që kanë sjellë dhe atentatin mund të kenë nisur disa muaj më parë jashtë kufijve, ku Çapja është përfshirë në një konflikt.

Mëngjesin e të hënës Elbasani do zgjohej me një ngjarje të rëndë, pasi Ardian Çapja, koka e familjes Çapja dhe pronari i një sërë bizneseve ka rënë pre për herë të tretë e një atentati.

Ai është qëlluar me snajper, por arriti të mbijetonte, duke u plagosur në shpatullë dhe këmbë, teksa menjëherë u transportua drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Mësohet se një person i veshur si punonjës në fushën e ndërtimit, me kominoshe që përdorin punonjësit e llaçit, ka zbritur nga një automjet i llojit “Range Rover”, i Policisë dhe ka vrapuar drejt banesës së Çapjave, ku ka qëndruar për më shumë se një orë.

Nga ana tjetër, pas atentatit, mësohet se janë angazhuar të gjithë njerëzit e Çapjave dhe janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa disa prej tyre bllokuan rrugën kryesore në dalje të Krastës dhe pritën momentin kur me ‘shpejtësi skëterrë’ kaloi mjeti i atentatorëve.

Edhe pse plumbi i kaloi pak centimatra pranë zemrës dhe një tjetër e mori në këmbë, Çapja ia doli të mbijetojë dhe sot ka lënë spitalin e Traumës, 48 orë pasi u qëllua me snajper në oborrin e shtëpisë së tij në Elbasan.

Megjithatë ai nuk e ka pranuar për asnjë moment se ndaj tij nuk ka pasur asnjë atentat dhe se plaga i është shkaktuar pasi ai ra mbi një shufër hekuri.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Reshjet e shiut bllokuan rrugën Librazhd-Elbasan, ARRSH: Ranë dhe gurë, kalohet vetëm në njërën korsi

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English