Skip to content
Showbiz

94-vjeçe por në super formë, mbretëresha Elizabeth II fotografohet duke drejtuar një “Range Rover”

· 1 min lexim

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, Elizabeth II, duket se ësht 94-vjeçarja më cool dhe në formë që keni parë ndonjëherë.

Kjo pasi, ajo është filmuar nga paparacët së fundmi në timonin e “Range Rover” të saj, për një xhiro rreth fshatit Norfolk.

Me një palë syze të errëta dhe shall në kokë, Mbretëresha dukej e futur në mendime ndërsa nëpër ngiste makinën në rrugët me pemë.

Muajin e kaluar ajo dhe bashkëshorti, Princi Philip, 99 vjeç, ndërprenë pushimet e tyre verore në Balmoral me tre javë për të kaluar ca kohë së bashku në Wood Farm, ku tani jetojnë vetëm në një shtëpi ‘modeste’ me pesë dhoma gjumi.