Skip to content
Të Gjitha

Me 60 kilogramë hashash çokollatë! Zbulohet kush është vëllai i shefit të policisë që u arrestua sot

· 1 min lexim

Katër persona janë arrestuar në flagrancë në katër qytete të ndryshme ditën e sotme.

Gjatë arrestimit policia ka sekuestruar 60 kilogramë drogë të llojit hashash çokollatë.

Mes të arrestuarve ishte edhe vëllai i shefit të policisë së Dibrës.

Së fundmi është bërë me dije se bëhet fjalë për Pajtim Agën.

Pajtimi është vëllai i Robert Agës, një emër i njohur jo vetëm për Dibrën, por edhe më gjerë.

Emri i tij është përfshirë në përgjimet e publikuara nga gazeta ‘Build’, teksa dëgjohet të fliste me ish-ministrin Damian Gjiknuri, Xhemal Qefalinë, Ulsi Manjën dhe Saimir Tahirin.

Aso kohe bëri bujë fjalia që Roberti i tha Saimir Tahirit, duke u bindur ndaj urdhërit të marrë: Jam ushtari jot!

Ndërsa vëllai i tij, Pajtimi, njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës.

Prej disa vitesh ai ka hapur një televizion kabllor.

Pajtimi është një emër i njohur për policinë.

10 ditë pas telefonatës së vëllait të tij me Tahirin, Pajtimi u arrestua më 25 shtator 2016 nga Policia e Lezhës, pasi iu gjetën 320 gramë kokainë.