Skip to content
Politikë

6 ditë para zgjedhjeve, tre ambasadorët në Shqipëri japin mesazhet e tyre

· 2 min lexim

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca dhe dy diplomatët e tjerë të Francës dhe Gjermanisë dhanë mesazhet e tyre 6 ditë para zgjedhjeve. Nga Elbasani, tre ambasadorët e vunë theksin tek rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Luigi Soreca: “Donim të shihnim një fushatë të përqendruar tek qytetarët shqiptare dhe jo tek sulmet dhe indimidimet. Ua përsëritëm këtë mesazh të gjithë liderëve. Ajo c’ka është e rëndësishme dhe thelbësore është që këto zgjedhje të jenë të ndershme dhe transparente.  Blerja e votës është vepër penale, mos harroni edhe shitja e votës është vepër penale.  Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve që do të vizitojnë qendrat e votimit.  Këto zgjedhje janë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, por edhe për BE dhe për të ardhmen e Shqipërisë”.

Ambasadorja e Frances, Elisabeth Barsac: “Mendoj që heqja e gjuhës së urrejtës do të ishte gjeja tjetër e rëndësishme këtu në Shqipëri.  Është me rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, të votohet pa u  intimiduar, pa u shitur dhe pa u blerë vota”.

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf : “Këto zgjedhje janë thelbësore për Shqipërinë dhe për BE. Më vjen mirë që gjendem këtu, do të jemi të pranishëm këtu edhe të dielën”.