Skip to content
Të Gjitha

50-vjeçari në Fier gjendet i mbuluar me gjak pranë shtëpisë, ja dyshimet e para të policisë (EMRI)

· 1 min lexim

Një 50-vjeçar është gjendur mbrëmjen e sotme nga banorët e zonën, mbuluar në gjak në afërsi të banesës së tij në fshatin Verri në Fier. Ai është konstatuar me plagë në kokë, në rrethana ende të paqarta për policinë.

50-vjeçari u transportua drejt spitalit ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi paraqitej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Sipas burimeve për mediat, bëhet fjalë për shtetasin Vlashi Dhana, i cili jeton i vetëm pasi bashkëshortja gjendet në Greqi. Dyshohet se është përplasur nga një mjet.

Nga ana e policisë ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e shkaqeve që kanë çuar në plagosjen e 50-vjeçarit Dhana./GazetaReforma.com/