Skip to content
Të Gjitha

5 të infektuar me Covid-19 në Librazhd, mes tyre dy punonjës në personelin shëndetësor

· 1 min lexim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 156 raste të reja nga 865 testime të kryera.

Nga këto 5 raste pozitive me COVID-19 u konfirmuan vetëm në qytetin e Librazhdit. ReportTv ka mësuar se nga këto dy të prekur janë personel shëndetësor në Qukës dhe Orenjë, dy kontakte zinxhiri dhe një vatër e re.

Ndërkohë ka filluar edhe hetimi epidemiologjik, duke u testuar të gjithë personat e dyshuar që kanë patur kontakt me personat e konfirmuar pozitiv.

Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore. 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, duke e çuar në 4791 numrin total të të shëruarve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese.