Skip to content
Të Gjitha

49-vjeçarja u aksidentua mbrëmë në Durrës, ndërron jetë sot në spital

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës. Një kalimtare u përplas nga një makinë, teksa po kalonte rrugën në vendin e quajtur “Varrezat e Vjetra”.

Ajo mbeti e plagosur rëndë, ku menjëherë u bë i mundur dërgimi i saj në spital. Sot mësohet se, për fat të keq 49-vjeçarja ka ndërruar jetë, si pasojë e përplasjes së fortë.

Mbrëmjen e djeshme u bë i mundur edhe shoqërimi i drejtuesit të mjetit në komisariat, për të hetuar edhe shkaqet e ngjarjes.

Identiteti i 49-vjeçares, ende nuk është bërë me dije.