Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

4,800 italianë hynë në Shqipëri në mars: Ndikimi i lëvizjes së qytetarëve në përhapjen e pandemisë

17:34 23/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Një nga debatet më të mëdha pas mbërritjes së koronavirusit në vendin tonë ishte fakti nëse kufijtë duhet të ishin mbyllur më parë apo jo.

Kjo pasi pandemia në çdo vend të botës është përhapur nëpërmjet rasteve të deportuara nga Kina, e më pas zinxhir nga njëri shtet në tjetrin.

Edhe pacienti ‘zero’ në vendin tonë ka patur histori udhëtimi në Firenze prej ku mendohet ta ketë marrë virusin dhe të ketë infektuar persona të tjerë.

Të dhënat e fundit të Insitutit të Statistikave tregojnë se në muajin mars kanë hyrë në territorin shqiptar të paktën 4,793 shtetas italianë.

Në këtë muaj Italia ishte shpallur vatra e dytë më e madhe e koronavirusit në botë, pas Kinës, teksa edhe në 9 mars vendi ynë do zgjohej me dy të infektuar.

Në total sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin mars 2020, janë 272,514.

Krahasuar me muajin mars 2019, ky tregues rezulton me rënie me 61,8 %, sepse këtë vit hyrjet e shtetasve të huaj në vend përllogariten tek 95, 321 dhe krahasuar me muajin mars 2019, ky numër ka rënë me 66,4 %.

Tabela e publikuar nga INSTAT

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë tre muajve të parë 2020 është 573, 723, duke rënë me 17,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në mars 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA.

Sakaq, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit që lamë pas janë 284, 929.

Në këto kushte, nuk mund të themi me siguri se si kanë ndikuar këto hyrje-dalje në përhapjen e pandemisë në vendin tonë, teksa kujtojmë se Zelanda e Re e cila mbylli kufijtë shumë më shpejt se vendet e tjera e ka përballuar shumë mirë koronavirusin.

Sakaq, në vende si Kina apo Koreja e Jugut të cila mendohet se e mposhtën koronavirusin, me hapjen e kufijve u vu re kthimi i rasteve të reja.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Hashim Thaçi i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale: Ja gjendja e tij shëndetësore

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip