Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prezantimi i planit financiar, reagon presidenti Meta: “Të trajtohem si zyrtarët e tjerë”

21:16 19/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme gjatë prezantimit të planit financiar, Rama bëri me dije se do përgjysmojë edhe rrogat e deputetëve dhe ministrave, por nuk do preket rroga e presidentit Meta, të cilin e falenderoi për ndihmën që ka dhënë deri tani për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i kreut të shtetit, Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook ka përshëndetur planin ekonomik të kryeministrit Rama për mbështetjen e bizneseve dhe familjeve në nevojë, në kuadër të “luftës” me Coronavirusin.

Meta thotë se përgjysmimi i pagës së tij do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik dhe i kërkon qeverisë që të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë.

Reagimi i plotë i Metës:

“Përshëndes mbështetjen financiare të bërë publike nga Kryeministri.
Ftoj Qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë.
Inkurajoj gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve, për t’u dhënë përgjigje të menjëhershme nevojave emergjente të qytetarëve. Sa i përket trajtimit financiar të Presidentit të Republikës, ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik. Po kështu Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID 19. Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë, duke mundur frikën, me besimin e palëkundur te e ardhmja dhe në Zot.”

Virusi që lindi në Kinë në fund të 2019, ka shkaktuar deri tani rreth 10, 000 viktima dhe ka infektuar mbi 241,000 persona në 177 shtete.

OBSH ka shpallur pandeminë, teksa epiqendra e virusit tashmë është zhvendosur në Europë, në një kohë kur Kina po rimerr veten dita-ditës dhe madje po ndihmon shtetet e tjera të prekura.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, teksa është kufizuar qarkullimi i makinave dhe i këmbësorëve.

Gjithashtu ka nisur aplikimi i gjobave për ata që nuk respektojnë rregullat e vetëkarantinimit, kompanitë që nuk marrin masat ndaj Coronavirusit dhe tregtarët që rrisin çmimet në mënyrë abuzive.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Coronavirusi: Nuk zgjat shumë 'festa' në Kosovë, rritet numri i të infektuarve

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip