Skip to content
Të Gjitha

Vlorë/Dogji makinën e së ëmës, arrestohet 23-vjeçari

· 2 min lexim

Ditën e djeshme u raportua mbi një makinë, që ishte përfshirë nga flakët në zonën e Skelës, në Vlorë.

Me anë të një njoftimi Policia e Vlorës ka bërë me dijë se ka arritur të zbardhë ngjarjen.

Ajo ka bërë me dije se mjetin në pronësi të shtetases A.K, e ka djegur djali i saj 23 vjeçari K.K.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

23-vjeçari është arrestuar ndërsa dosja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në zonën e Skelës ku u dogj plotësisht një automjet.

Ditën e djeshme, në zonën e skelës,  automjeti tip Renault Clio, në pronësi të shtetases A.K,  u përfshi nga flakët dhe për pasojë u dogj  plotësisht.

Menjëherë policia filloi hetimet në lidhje me rastin, ku nga hetimet dhe provat e grumbulluara, u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit duke vendosur para përgjegjësisë penale shtetasin:

K.K., 23 vjeç, banues në Vlorë, i biri i shtetases A.K (pronares së mjetit).

Specialistët e hetimit të krimit kanë zbuluar se ky shtetas i ka vënë zjarrin mjetit të nënës së tij, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”