Skip to content
Kronikë

30-vjeçari shqiptar përdhunon të miturën greke, shpallet në kërkim

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundi në Greqi, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet të jetë përdhunuar nga një shtetas shqiptar, mosha e të cilit është 30 vjeç.

Sipas informacioneve në mediat greke, bëhët me dije se i dyshuari komunikonte vazhdimisht me vajzën e mitur përmes rrjeteve sociale.

Nga mesazhet e shumta, thuhet se 30-vjeçari shqiptar ka arritur ta bindë vajzën që të takohen në Nea Styra, ku më pas ka abuzuar me të seksualisht.
Këtë ngjarje të rëndë e ka zbuluar vëllai i të miturës pak ditë më vonë, pasi ka gjetur mesazhet në celularin e motrës të dërguara nga i dyshuari, i cili përshkruante me detaje aktin e abuzimit seksual. Mediat greke shkruajnë se ka qenë vëllai ai që ka denoncuar ngjajen në polici.

Aktualisht, ky rast po hetohet nga autoritetet greke, ndërsa, shqiptari, i të cilit nuk bëhët i ditur autoriteti është shpallur në kërkim.