Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

10:00 21/02/2026
Reading Time: 1 min lexim
25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë pasditen e së premtes në Itali, në një zonë rurale në Santa Vittoria d’Alba, në provincën e Cuneos. I riu dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa trupi i tij ishte mbuluar pjesërisht me rërë.

Sipas mediave italiane, viktima banonte në Santa Vittoria d’Alba dhe u gjet në një parcelë toke në anë të rrugës Chivola. Pranë trupit ndodhej një automjet tip “Lancia Ypsilon” me ngjyrë të zezë, që dyshohet të ketë qenë në pronësi të tij.

Mediat raportojnë se trupi u zbulua nga një drejtues mjeti që po kalonte rastësisht në zonë. Ai ka njoftuar menjëherë policinë pas konstatimit të ngjarjes.

Autoritetet italiane nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar për shkaqet e vdekjes, por dyshimet paraprake flasin për një vrasje me armë zjarri. Arma nuk është gjetur në vendngjarje, ndërsa fakti që trupi ishte mbuluar pjesërisht me rërë shton dyshimet për një krim.

Hetimet po zhvillohen nga karabinierët e kompanisë së qytetit dhe nga njësia hetimore e komandës provinciale të Cuneos, nën koordinimin e prokurores publike Sara Paterno të Zyrës së Prokurorit të Asti-t. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip