Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

22 prilli, Dita ndërkombëtare e Tokës

08:49 22/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
22 prilli, Dita ndërkombëtare e Tokës

Çdo vit, më 22 prill, bota ndalet për të reflektuar mbi shëndetin e planetit tonë dhe mbi përgjegjësinë që secili prej nesh ka për ta mbrojtur atë.

Dita Botërore e Tokës, e cila festohet në mbi 190 vende, është kthyer në simbolin më të madh të angazhimit global për mjedisin.

Kjo ditë nisi si një ide në vitin 1969 nga John McConnell, një aktivist paqeje nga San Francisko, i cili propozoi një datë për të bashkuar njerëzimin në mbrojtje të natyrës.

Ai zgjodhi 21 marsin, ekuinoksin e pranverës, si ditën e parë për të festuar Tokën. Por më pas, ishte Senatori amerikan Gaylord Nelson ai që zyrtarizoi 22 prillin e vitit 1970 si Ditën e Tokës, një datë që tashmë është e njohur ndërkombëtarisht.

Për këtë nismë vizionare, Nelson u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë një nga dekoratat më të larta në Shtetet e Bashkuara.

Çdo vit, Dita e Tokës mbart një tematikë specifike, për të theksuar sfidat më urgjente që lidhen me klimën, ndotjen, biodiversitetin dhe burimet natyrore.

Në të gjithë globin, kjo ditë shoqërohet me aktivitete ndërgjegjësuese dhe konkrete: pastrim ambientesh, mbjellje pemësh, peticione, edukim mjedisor në shkolla, ekspozita, manifestime, panele shkencore dhe nisma komunitare.

Edhe Shqipëria nuk mbetet pas. Pas viteve 1995, Dita e Tokës është shënuar me veprimtari të ndryshme nga organizata mjedisore, shkolla, institucione dhe grupe vullnetarësh.

Një ndër temat që ka marrë vëmendje të veçantë është erozioni i tokës, një problem i mprehtë për vendin tonë, i lidhur ngushtë me shpyllëzimin dhe mungesën e masave mbrojtëse në bujqësi.

Shqipëria, si një vend kryesisht malor, mbart ekosisteme delikate dhe pyje të pasura, të cilat janë burim jetik për ujin e pijshëm, biodiversitetin dhe qëndrueshmërinë klimatike.

Këto pasuri natyrore, përveçse ofrojnë strehë për gjallesa të rralla, janë edhe mburojë për komunitetet dhe infrastrukturën ndaj katastrofave natyrore.

Dita e Tokës nuk është vetëm një ditë kalendarike është një thirrje për veprim. Një kujtesë se planeti ynë nuk është i trashëguar nga brezat e mëparshëm, por i huazuar nga ata që do të vijnë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 22 prillDita Nderkombetare e Tokës

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
OKB: Paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën

OKB: Paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip