Skip to content
Të Gjitha

19-vjeçari u përplas për vdekje në Itali, ja kush ishte shqiptari që për dy ditë festonte 20 vjetorin

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në kryqëzimin e Via Raffaello dhe Via Bramante në Valverde di Cesenatico.

Një 19-vjeçar shqiptar u godit nga një furgon dhe si pasojë humbi jetën. I riu shqiptar ishte duke hipur në motorin e tij, me të cilin do të shkonte në punë ashtu si çdo ditë.

Mësohet se i riu që mbeti i pajetë është Ledio Cërriku nga Elbasani. Për dy ditë ai do të festonte 20 vjetorin. Prej disa vitesh Ledio jetonte në qytetin Romagna.

Edhe pse kishte vendosur kokore, i riu shqiptar nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes së fortë, pasi goditi kokën në asfalt, gjë që i shkaktoi vdekjen.