Skip to content
Të Gjitha

14 të infektuar, fasoneritë e qytetit të Vlorës kthehen në vatra të nxehta të koronavirusit

· 1 min lexim

Ditën e sotme janë shënuar sërish raste të reja të infektuar me Covid-19, në fasoneritë e qytetit të Vlorës.

Ajo që është kthyer në një vatër të nxehtë të koronavirusit është fasoneria e këpucëve, me 14 të infektuar në total.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 të infektuar me Covid-19, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë raportoi për 67 raste të reja në 24 orët e fundit.

Po ashtu, me dije u bë se një 34-vjeçare nga Librazhdi ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.

Ajo kishte disa ditë që ishte e shtruar në Spitalin Infektiv.

Po ashtu e reja vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

E përsa i përket qytetit të Vlorës, edhe këtu po vihet re një shtim i ndjeshëm i rasteve të infektuara.

Fasoneria e cila ka numrin më të madh të të infektuarve, u mbyll përfundimisht një ditë më parë me urdhër të ISHSH-së.