Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zona e rindërtimit në Kombinat me vlerë 29 mln lekë, Bashkia e Tiranës hap garën

09:38 27/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019 në total sipas Ministrisë së Rindërtimit janë shpallur 33 zona të reja për zhvillim. Në Tiranë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti shtëpitë e reja do të ndërtohen në zonën e Kombinatit dhe “5 majit”.

Bashkia e Tiranës ka hapur garën për përzgjedhjen e konsulentit që do të realizojë projektimin për zonën e re zhvillimore të Kombinatit. Fondi i vënë në dispozicion për konsulentin që do të realizojë projektin është 29,035,129 lekë. Afati për dorëzimin e ofertave është deri më 9 gusht.

Zona e marrë në studim ndodhet në pjesën jug- perëndimore të qytetit të Tiranës përkatësisht rreth 6 km larg qendrës së Tiranës me një sipërfaqe rreth 145 ha e përcaktuar si zonë e re zhvillimore sipas Planit të Detyruar Vendor.

Për ndërtimin e pallateve të reja në të dyja zonat e Tiranës në 2020 qeveria vendosi përdorimin e fondit me vlerë 14,3 mld lekë. Më herët Komisioni i Shtetëror i Rindërtimit në një vendim të muajit korrik kërkoi pakësimin e fondit që do të përdoret për 2021 për zhvillimin e zonave të reja në Tiranë.

Në total për Tiranën është kërkuar pakësim të fondit me 1,5 mld lekë, ku 1 mld lekë i përkasin projektit për zhvillimin e zonave të reja te “5 Maji” dhe në Kombinat dhe 500 mln më pak do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës publike të zonave e reja.

Sipas bashkisë së Durrësit parashikohet të nisën së shpejti punimet për ngritjen e godinave 9-katëshe në zonën e Shkozetit dhe lagjen 17. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj inspektuan edhe punimet në zonën e Manzës në Durrës. Ministri i Rindërtimit, Ahmetaj informoi se në këtë zonë po ndërtohen 9 pallate për 224 familje, shkruan Monitor.

Në Durrës parashikohet ngritje edhe e 2 mijë apartamenteve të reja në zonën e Spitallës me fondin me vlerë 70 mln dollarë, që financohet nga Abu Dabi.

Sipas Ministrisë së Rindërtimit, në këtë zonë është ngritur kantieri i ndërtimit dhe shumë shpejt pritet nisja e themeleve të apartamenteve. Sakaq, Fondi Shqiptar i zhvillimit është përcaktuar njësia zbatuese për ndërtimin e infrastrukturës së brendshme të zonës së re dhe të rrugëve lidhëse me qendrën e Durrësit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: featured-newskombinatrindertimi

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Kanosi me armë zjarri automatik një familje, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin (Emri)

Kanosi me armë zjarri automatik një familje, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin (Emri)

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip