Zjarri në fshatin Dishnicë, mbi 60 forca në terren në luftë me flakët

Prej orës 05:00 të mëngjesit, një vatër e madhe zjarri ka përfshirë zonën e fshatit Dishnicë në bashkinë e Korçës, ndërsa përpjekjet për ta vënë nën kontroll vijojnë me intensitet të lartë.
More se 60 efektivë nga zjarrfikësja, shërbimi pyjor, ushtria dhe Njësia Administrative janë angazhuar në terren për përballimin e flakëve.
Zjarri po përhapet në një zonë me terren të thyer malor, ku era e fortë po pengon ndërhyrjen dhe po favorizon përhapjen e flakëve në drejtim të Çardhakut.
Ekipet në terren janë duke punuar për hapjen e korridoreve mbrojtëse, me qëllim frenimin e zjarrit dhe mbrojtjen e zonave të banuara.
Situata mbetet kritike, por forcat janë të angazhuara pa ndërprerje për ta izoluar vatrën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr në zonat pyjore, në një kohë kur temperaturat e larta dhe era e favorizojnë ndezjen dhe përhapjen e flakëve.