Drejtori i Policisë Rrumbullaku dhe kreu i emergjencave Haki Çako shoqëruar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, kanë bërë një deklaratë për mediat në lidhje me zjarrin në qytetin e Lushnjes. Balla theksoi se rreziku ende vazhdon, duke treguar se ka ende vatra të vogla zjarri në zonën lindore të qendrës tregtare “Metropol”. Ministri shtoi se shërbimet zjarrfikëse nga Fieri, Tirana, Durrësi dhe Lushnja janë në veprim për ta kontrolluar situatën në kushte të vështira temperaturash të larta. Balla njoftoi se pas stabilizimit të zjarrit, do të zhvillohet një hetim i plotë për të zbuluar arsyet e zjarrit, duke shprehur shpresën që të mos ketë humbje të jetëve.
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...








