Skip to content
Bota

Zjarret përfshijnë Izraelin, evakuohen qindra banorë në Jeruzalem

· 2 min lexim

Situata nuk paraqitet aspak e mirë në Izrael, nga zjarret e mëdha që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, duke bërë që qytete të tëra të evakuohen.

Situata paraqitet më e rënduar në Jeruzalem, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe aeroplanët, përpiqen që të shuajnë zjarret që kanë pushtuar vendin.

Fronti i zjarrtë, rreth 10 kilometra në perëndim të Jeruzalemit, bëri që retë e tymit të ngriheshin në lindje, duke arritur mbi qytetin. Gjithashtu shërbimet e ndihmës së parë kanë raportuar se shumë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore sepse janë asfiksuar nga tymi, por nuk kishin lëndime serioze.

https://twitter.com/ferozwala/status/1427303562372165636?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1427303562372165636%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fzjarret-perfshijne-izraelin-evakuohen-qindra-banore-ne-jeruzalem-flaket-shkrumbojne-mbi-170-mije-ha-toke-video%2F

Autoriteti izraelit i Zjarrit dhe Shpëtimit tha se 75 ekuipazhe dhe 10 avionë po përpiqeshin të shuanin zjarrin, i cili sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, dogji rreth 170,000 hektarë dje , duke detyruar qindra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë që mediat izraelite raportojnë se kryeministri Naftali Bennet mund të kërkojë ndihmë ndërkombëtare nëse situata me zjarret përkeqësohet. Po ashtu Mbrojtja Civile është angazhuar për të evakuuar banorët të cilët rrezikohen nga përhapja e flakëve.

Kujtojmë se ditët e fundit edhe shumë vende të Europës u përfshinë nga flakët. Dëme të mëdha pati në Evia të Greqisë. Ndër vendet e tjera që u përfshinë nga flakët ishin Italia, Mal i Zi, Kosova dhe Shqipëria.