Skip to content
Rajoni & Bota

Zjarret në Turqi/ Vjosa Osmani i shpreh ngushëllimet presidentit Erdogan për jetët e humbura

· 2 min lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur solidaritetin e saj presidentit turk, Rxhep Erdogan për situatën e vështirë që është duke kaluar Turqia nga zjarret masive. Në një status në Twitter, Osmani shkruan se qëndron në solidaritet të plotë me popullin turk, ndërsa vendi përballet me disa nga zjarret më shkatërruese.

Ajo i shpreh ngushëllimet presidentit Erdogan për jetët e humbura dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Republika e Kosovës qëndron në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, pasi vendi përballet me disa nga zjarret më shkatërruese. Presidenti Erdogan, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetët e humbura. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe lutemi për të gjithë të prekurit”, shkruan Osmani.

More se 70 vatra zjarri kanë pushtuar Turqinë, disa prej të cilavë tashmë janë vënë nën kontroll. Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë ndihmuar në përhapjen e tyre. Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve, ndërsa dhjetra fshatra dhe hotele janë evakuuar. Aeroplanë nga Rusia dhe Ukrania janë bashkuar për ndihmë në fikjen e zjarreve dhe përpjekja po vazhdon me drone, helikopterë dhe 1,080 automjete zjarrfikëse që u përfshinë në përpjekjet e shuarjes së zjarrit në 1,140 vende.