Skip to content
Kryesore

Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen banorët

· 1 min lexim

Një zjarr përfshiu mëngjesin e sotëm qendrën e azil-kërkuesve në Babrru.

Policia bën me dije se të gjithë personat e ndodhur brenda godinës janë evakuuar në kohë, duke shmangur dëmtime fizike.

Fatmirësisht, nga flakët pati vetëm dëme materiale, ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.