Skip to content
Kronikë

Zjarr në një pallat në Astir, gruaja hidhet nga dritarja për të shpëtuar, por ndërron jetë

· 2 min lexim

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë në orët e para të mëngjesit. Kati i tretë i një pallati është përfshirë nga flakët rreth orës 05:55. Ndërkohë, në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit, shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç janë hedhur nga lartësia (nga dritarja e apartamentit) për të shpëtuar.

Fatkeqësisht gruaja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë, djali i saj ndodhet në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por policia njofton se grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ngjarja e rëndë ndodhi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.