Skip to content
Kryesore

Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat

· 1 min lexim

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një banesë në zonën e Qafës së Kalasë, në Berat.

Flakët kanë përfshirë kuzhinën e shtëpisë dhe sipas zjarrfikësve, shkak është bërë rrjedhja e gazit nga soba.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit pa përhapje në pjesë të tjera të banesës.

Si pasojë e flakëve, është lënduar lehtë pronarja e shtëpisë, zonja Ëngjëllushe Kokoshi, e cila ka pësuar djegie në këmbë.

Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim në Spitalin Rajonal të Beratit.