Skip to content
Kronikë

Zjarr në magazinën e materialeve zgjedhore në Lundër, policia jep informacion zyrtar

· 2 min lexim

Një magazinë e shtetit në Lundër është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët. Në magazinën e përfshirë nga zjarri ruheshin materiale zgjedhore, ndërsa mësohet se flakët janë vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikës. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30  dhe se ka vetëm dëme materiale.

Mësohet se nga zjarri janë djegur disa bateri makinash dhe tavolina e karrige të vjetra, por nuk janë dëmtuar dokumente. Ndërkohë, dyshohet se zjarri ka rënë nga grumbullimi i baterive të makinave. Kujtojmë se grupi i zjarrfikëseve ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e flakëve. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

 Njoftimi i Policisë së Tiranës

Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.