Skip to content
Kronikë

Zjarr masiv përfshin Dhërmiun, kërkohet ndihmë nga ajri

· 1 min lexim

Një zjarr i madh është përhapur në zonën e Dhërmiut pasditen e sotme, i favorizuar edhe nga era e fortë. Mësohet se zjarri ka përfshirë ullishte dhe tokë frutore, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e nisjes së tij. Gazeta Reforma ka siguruar pamjet, të cilat tregojnë zonën e përfshirë nga flakët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)

Mësohet se ndërhyrja nga toka ka qenë shumë e vështirë, ndaj është kërkuar ndihmë nga ajri për shuarjen e flakëve. Një helikopter ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për vënien e situatës nën kontrroll.