Skip to content
Të Gjitha

‘Zhvaste’ qytetarët duke u shtirur si juriste, zbulohet skema e mashtrimit së 49-vjeçares (DETAJE)

· 1 min lexim

Sipas regjistrit të Gjykatës së Tiranës, vihet re kohët e fundit një rritje e madhe e skemave dhe historive të mashtrimit.

Skema më e fundit e mashtrimit, është e 49-vjeçares Miranda Fortuzi, e cila hiqej si juriste, apo sikur kishte miqësi me vet ministren e Drejtësisë, për tu zhvatur qytetarëve para.

Fortuzi mësohet se mashtroi me qëllime përfitimi avokatin Jetmir Bilali dhe shokun e tij.

Pasi iu premtonte personave se do i ndihmonte në zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, 49-vjeçarja nga Tirana i merrte atyre para. Fortuzi njërit prej qytetarë iu shtir edhe sikur ishte juriste e parlamentit.

Ajo i premtoi se do ta ndihmonte që shembja e dyqanit në pronësi të tij të mos bëhej dhe për këtë i kishte dërguar shkresa false me vulën e Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë një tjetër qytetari , 49-vjeçarja tregoi se kishte shoqe ministren e drejtësisë dhe mund t’ia zgjidhte çështjen për 10 mijë euro.

Kujtojmë se shtetasja Miranda Fortuzi është e dënuar dhe më herët për mashtrim pasi premtonte licensa noterie./GazetaReforma.com/