Skip to content
Politikë

Zhupa: Mazhoranca po shkon drejt shkelmit të fundit

· 1 min lexim

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka akuzuar mazhorancën se po tenton ta kthejë Parlamentin në një paradhomë të Kryeministrisë, ku ligjet firmosen vetëm nga socialistët pa asnjë shpjegim.

Ajo theksoi se ngjarja e djeshme ishte një shembull i qartë i një mazhorance që po punon për të manipuluar zgjedhjet dhe po përpiqet t’i hedhë hi syve qytetarëve.

Zhupa akuzoi mazhorancën se po imiton një sjellje të rreme, duke u paraqitur si më të butë dhe më të përzemërt, ndërkohë që vazhdon të vendosë gjoba të paligjshme.

Sipas Zhupës, kërkesa e saj për të mos bërë presion ndaj medias dhe për të iniciuar ndjekje penale kundër atyre që nuk përputhen me qeverinë është një tjetër shembull i abuzimit të pushtetit nga mazhoranca, që sipas saj është “e shkërmoqur dhe do vetëm shkelmin e fundit”.