Skip to content
Bota

Zëvendësi i parë i Ashraf Ghanit vetëshpallet President kujdestar i Afganistanit

· 2 min lexim

Amrullah Saleh është ligjërisht Presidenti i ri kujdestar i Afganistanit, deri sa të zgjidhet i riu. Saleh ishte zëvendësi i parë i Ashraf Ghanit, i cili pas pushtimit të Kabulit vendosi të braktisë vendin. Amrullah Saleh është vetëshpallur President i Afganistanit, duke përdorur si argument Kushtetutën e vendit. Në postimin e tij zyrtar ai iu bën thirrje qytetarëve që të bashkohen me rezistencën përballë talebanëve, teksa ka thënë se Afganistani nuk është Vietnami. Ai teksa thekson se afganët nuk e kanë humbur shpirtin dhe shohin mundësi të mëdha përpara, ai ka kritikuar ashpër Presidenti Joe Biden.

Statusi nga Amrullah Salah

Qartësim: Sipas kushtetutës së Afganistanit, në mungesë, arratisje, dorëheqje ose vdekje të Presidentit, zëvendësi i parë bëhet Presidenti kujdestar. Aktualisht jam brenda vendit tim dhe jam Presidenti legjitim kujdestar. Po i drejtohem të gjithë udhëheqësve për të siguruar mbështetjen dhe konsensusin e tyre.

Është e kotë të debatosh me Presidentin e SHBA  për Afganistan tani. Lëreni të tretet. Ne duhet të dëshmojmë se Afganistani nuk është Vietnami dhe talebanët nuk janë as nga distanca si Vietkongu. Ndryshe nga SHBA/NATO, ne nuk e kemi humbur shpirtin dhe nuk shohim mundësi të mëdha përpara. Paralajmërimet e padobishme kanë përfunduar. Bashkohu me rezistencën.